Pyetja:

Shpesh e shohim të shkruar në mure emrin e Allahut të Lartësuar dhe përmbi Tij emrin e Muhamedit ﷺ? Gjithashtu këtë e gjejmë në korniza, në libra (ballina) si dhe në Mus’hafa (kopje të Kuranit), pra kjo vendosje e tillë a është e drejtë?

***

Përgjigjja:

Jo, nuk është e drejtë, sepse kjo e bën Pejgamberin ﷺ ortak me Allahun, e të barabartë me të. Nëse këtë e sheh dikush që nuk e kupton domethënien e tyre (emrave), do të besojë bindshëm se ata të dy janë të barabartë dhe të ngjashëm, prandaj duhet të hiqet emri i të Dërguarit të Allahut ﷺ, e të mbetet shikimi në shkrimin “Allah”, mirëpo nëse mbetet kështu (vetëm fjala Allah) atëherë ajo është fjalë që e thonë sufitë, këtë e bëjnë në vend të dhikrit, ata thonë: Allah, Allah, Allah, prandaj hiqen të dyja dhe nuk shkruhet emri Allah e as Muhammed ﷺ, as në mure e as në korniza e as në diçka tjetër.

Shejh Ibën Uthejmin, “Pyetje dhe përgjigje”