Pyetje:
Unë jam shtatzënë dhe tash jam në pritje të fëmijës, dhe nuk po muj me agjëru (plotësu) Ramazanin që m’kanë met edhe 1 javë. Tash po vjen ky Ramazani tjetër, çka kisha mujt me ba?
Përgjigje:
Allahu ju dhuroftë pasardhës të hajrit!
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një prej shtyllave të Islamit.
Nëse dikush duhet të udhëtojë në Ramazan apo është shumë i sëmurë, i lejohet të mos agjërojë, ndërkohë ditët e lëna për shkak të sëmundjes, udhëtimit apo për arsye fiziologjike të femrave duhet me patjetër të plotësohen. E për ta bërë këtë, Allahu na ka lënë afat 11 muaj.
Nëse ju realisht e keni pasur të pamundur të agjëroni, e tashmë jeni në pritje të fëmijës që do të pasohet nga lehonia e gjidhënia, çka e bën të vështirë agjërimin për disa gra, mundet të ushqeni për çdo ditë të lënë një të varfër derisa të ngopet.
Pra, mund të gatuani dhe ushqimin ta çoni te 7 persona të varfër, derisa të ngopen. Ose për një javë rresht të ushqeni 1 të varfër derisa të ngopet.
Ky është shpagimi i agjërimit në rastin tuaj.
Allahu e di më miri
/Hoxhë Kastriot Bardhi/





