Pyetje:

A lejohet etanoli (alkooli etilik), i cili konvertohet në uthull, pra me 8 ose 9% aciditet?

Përgjigje:

Rëndësia e kujdesit për ushqimet dhe pijet hallall

  • Është shumë me rëndësi, madje detyrë nga Allahu i Lartësuar, që të kujdesemi sa më shumë për ushqimet dhe pijet, që ato të jenë hallall (të lejuara).
  • Sikurse duhet ta dimë me bindje se gjërat që i ka ndaluar Allahu janë të dëmshme për njeriun në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, nëse i ka konsumuar, do të llogaritet për mospërfillje të ndalesave të Allahut.

Zëvendësimi i gjërave të ndaluara

  • Nuk ka ushqim ose pije të ndaluar, vetëm se Allahu i Lartësuar me shumë të tjera i ka zëvendësuar.

Gjykimi i përfitimit të uthullës nga alkooli

  • Përfitimi i uthullës përmes alkoolit është i ndaluar (haram) sipas të gjithë dijetarëve.
  • Mirëpo, nëse alkooli vetvetiu ose nga ndokush tjetër është shndërruar në uthull, nëse nuk ka mbetur përqindje efektive e alkoolit në të, ka mbetur përqindje shumë e ulët e alkoolit, e cila nuk ka kurrfarë efekti në dehje (më pak se 1%), nuk është mirë të përdoret, por nëse përdoret, nuk është e ndaluar.
  • Por, nëse përqindja e alkoolit në uthull është e lartë, konkretisht si ka ardhur në këtë pyetje (8–9%), atëherë nuk lejohet përdorimi i saj.

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/