Pyetja:
A lejohet ta emërtojmë djalin Amin?
***
Përgjigjja:
Nëse ke për qëllim me fjalën Amin cilësinë e besnikërisë, më mirë do të ishte ta vendosje Emin (Besnik), pasi kështu shqiptohet dhe shkruhet më saktë në shqip kjo fjalë arabe.
Ndërsa nëse ke për qëllim sigurinë (aamin = i sigurt) ku fjala në arabisht zgjatet pak A-ja, edhe në këtë rast ndoshta nuk ka problem inshallah.
Por, nëse ke për qëllim fjalën “amin” që thuhet mbas duasë (ku zgjatet i-ja), atëherë në përgjithësi kjo fjalë nënkupton se do të thotë “ashtu qoftë” apo “O Zot pranoje” … etj. Origjina e saj si fjalë nuk është shumë e qartë, ndaj dhe kuptimi i saktë i saj nuk dihet, pasi ka mendime se kjo fjalë mund të jetë edhe emri i Allahut.
Ndaj në këtë rast do të ishte mirë që të mos vendoset ky emër në këtë mënyrë, pasi veç kësaj nuk dimë edhe ndonjë rast që kjo fjalë të jetë përdorur si emër për njerëzit, plus dhe në pamje të jashtme mund të ngatërrohet me këtë kuptim të fundit që përmendëm…
Gjithsesi, Allahu e di më së miri.
Justinian Topulli