Pyetje:
Njëri prej shokëve të mi më tha se nuk lejohet të kryejmë Haxhin nëse njëri apo të dy prindërit tanë janë gjallë dhe ata ende nuk e kanë kryer atë. Sipas tij, nëse prindërit janë gjallë, ata duhet ta kryejnë Haxhin para nesh. Vetëm nëse ata kanë vdekur, atëherë mund ta kryejmë Haxhin vetë. A është kjo e vërtetë? Personalisht nuk e besoj këtë. Ju lutem, më këshilloni sipas mësimeve islame.
Përgjigje:
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve. Dëshmojmë se s’ka të adhuruar me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.
Nëse një person është i aftë për të kryer Haxhin, ndërsa prindërit e tij nuk janë në gjendje ta kryejnë, atëherë ata nuk janë të obliguar, sepse nuk e kanë mundësinë. Por, ai person është i obliguar ta kryejë Haxhxhin, ngase është në gjendje ta bëjë. Nuk është kusht që prindërit ta kenë kryer Haxhin përpara se ta kryejë djali. Sapo djali të ketë mundësi (fizike dhe financiare), Haxhi i bëhet detyrim për të, qoftë prindërit ta kenë kryer më parë apo jo, dhe qoftë ata të jenë gjallë apo të vdekur.
Prandaj, nëse je i aftë për ta kryer Haxhin, atëherë je i obliguar ta kryesh menjëherë sipas mendimit më të saktë të dijetarëve Allahu i mëshiroftë ata. Nuk lejohet që ta vonosh Haxhin duke e përdorur si arsyetim faktin se prindërit nuk e kanë kryer ende.
Shoku yt duhet të ndalojë së dhëni fetva të pabazuara, të cilat burojnë vetëm nga hamendjet. Ummeti misliman është dëmtuar për shkak të përhapjes së padijes dhe të njerëzve që japin fetva të pabazuara, sipas dëshirave të tyre.
Allahu e di më së miri.
/islamweb.net/
Solli në gjuhën shqipe: pergjigje.net





