Pyetje: A lejohet të bëhet ikameti si ezani?
Përgjigje: Në islam njihen dy lloje ezanësh e dy lloje ikametesh dhe që të gjitha të sakta përmendura në librin “Sunen Ebij Daud” dhe i saktëson shejh Albani –Allahu e mëshiroftë-:
1- Ezani dhe ikameti i Abdullah bin Zejdit -radiallahu anhu- ose ndryshe ezani dhe ikameti i Bilalit -radiallahu anhu- sepse Abdullah bin Zejdi e ka parë në ëndërr dhe Bilali e ka thirrur në xhaminë e Profetit -alejhi selam-.
2- Ezani dhe ikameti i Ebu Mahdhurës -radiallahu anhu- ose ezani i Mekës sepse ai e ka thirrur në Qabe.
Dallimet mes dy ezanëve dhe dy ikameteve.
▪️I pari: Dallimi mes dy ezanëve është te fakti se ezani i Abdullah bin Zejdit apo i Bilalit ka 15 shprehje:
Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber.
Esh’hedu en la ilahe il-la Allah, esh’hedu en la ilahe il-la Allah.
Esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah, esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah.
Hajje ales-salah, hajje ales-salah.
Hajje alel-felah, hajje alel-felah.
Allahu Ekber, Allahu Ekber.
La ilahe il-la Allah.
Ndërsa ezani i Ebu Mahdhurës ka 19 shprehje sepse ka terxhij (dmth: thënia e dy shehadeteve një herë me zë të ulët dhe pastaj përsëritja e tyre me zë të lartë) si me poshtë:
Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber.
(Shehadetet me zë të ulët)
Esh’hedu en la ilahe il-la Allah, esh’hedu en la ilahe il-la Allah.
Esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah, esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah.
(Përsëritja e shehadeteve me zë të lartë)
Esh’hedu en la ilahe il-la Allah, esh’hedu en la ilahe il-la Allah.
Esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah, esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah.
Hajje ales-salah, hajje ales-salah.
Hajje alel-felah, hajje alel-felah.
Allahu Ekber, Allahu Ekber.
La ilahe il-la Allah.
▪️I dyti: Dallimi mes dy ikameteve është te fakti se ikameti i Abdullah bin Zejdit ose i Bilalit ka 11 shprehje sepse përgjysmon: tekbiret e para, dy shehadetet dhe dy hajalet si më poshtë:
Allahu Ekber, Allahu Ekber.
Esh’hedu en la ilahe il-la Allah.
Esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah.
Hajje ales-salah.
Hajje alel-felah.
Kad kametis-salatu, kad kametis-salat.
Allahu Ekber, Allahu Ekber.
La ilahe il-la Allah
Ndërsa ikameti i Ebu Mahdhurës ka 17 shprehje sepse tekbiret e para, dy shehadetet dhe dy hajalet janë si të ezanit si më poshtë:
Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber.
Esh’hedu en la ilahe il-la Allah, esh’hedu en la ilahe il-la Allah.
Esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah, esh’hedu en-ne Muhameden resulull-llah.
Hajje ales-salah, hajje ales-salah.
Hajje alel-felah, hajje alel-felah.
Kad kametis-salatu, kad kametis-salat.
Allahu Ekber, Allahu Ekber.
La ilahe il-la Allah.
Pra, lejohet thirrja e ikametit me fjalë si fjalët e ezanit dhe ky është ikameti i Ebu Mahdhurës. Ky lloj ikameti ka qenë i njohur në vendin tonë sepse është ikameti që kanë saktësuar medhhebi hanefi.
Hoxhë Abdullah Nabolli