Pyetje: Në Australi, me rastin e krishtlindjeve ka zbritje të mëdha në rrobe, mobile, mjete elektronike e tjerë, a mund t’i shfrytëzojë këto zbritje që janë vetëm në këtë kohë gjatë vitit?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Nuk prish punë blerja e rrobave, mobileve dhe gjërave tjera gjatë festave të mosbesimtarëve siç janë krishtlindjet me kusht që të mos blejë gjëra që kanë të bëjnë me festat e tyre apo që ju përngjanë mosbesimtarëve në festat e tyre. Në përgjigjen (69558) kemi sqaruar se besimtarit i lejohet të hap shitoren e tij gjatë ditëve të festave të mosbesimtarëve me dy kushte:

Një: Të mos shet gjëra që përdoren në mëkate apo që ndihmojnë në realizimin e festave të tyre.

Dy: Të mos ju shet myslimanëve gjëra me të cilat përngjasohen me mosbesimtarët në festat tyre.

Mu për këtë themi që blerja e gjerave të nevojshme është më e lehtë se shitja dhe hapja e shitores sepse në esencë blerja është e lejuar dhe fakti që realizohet gjatë festave të mosbesimtarëve nuk prish gjë. Allahu e di më së miri.

Islam-qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri