Pyetja:

A lejohet të falet namazi me mobil në xhep nëse në atë mobil posedon ndonjë muzikë qoftë atë muzikë e përcjell kënga apo ilahija se në kohët e fundit edhe ilahitë janë duke u interpretuar me muzikë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Duhet që besimtari të jetë i vëmendshëm  para se te futet në adhurimin më efikas në jetë, namazin, po nëse harron, ai mund ta fikë celularin e tij edhe gjatë faljes ose ta mbyllë, ose te kalojë në silent (pa zë) .

Nuk duhet të na kalojë pa tërhequr vërejtjen për zilet e celulareve që ndonjë herë bëhet shumë shqetësuese. Allahu na faltë të gjithëve, po njeriu duhet të zgjedhë më minimalen në raste të tilla.

Siç e theksoj se ilahitë shpeshherë dalin nga të qenit e lejuar, për shkak të harameve që mbartin, Allahu na ruajte! Sidoqoftë, ai celular duhet mbyllur para futjes në xhami.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja