Pyetja:
A lejohet të kryhet umra në vend të të gjallëve që kanë mundësi ta bëjnë atë?
***
Përgjigjja:
Sa i përket caktimit të të tjerëve për të kryer haxhin apo umran në vend të tyrin, kjo është diçka që, fatkeqësisht, njerëzit e kanë tepruar në ditët tona dhe, sipas Islamit, mund të jetë e pavlefshme. Kjo sepse ka dy transmetime nga imam Ahmedi nëse është e lejueshme të caktohet dikush tjetër për të kryer një veprim nafile (të vullnetshëm) në vend të personit tjetër. Në një transmetim thuhet se s’është e lejueshme që personi të caktojë dikë tjetër për të kryer një veprim nafile siç është haxhi apo umra në vend të tijin, qoftë ai i shëndoshë, qoftë i sëmurë. Ky transmetim, me sa duket, është i sakti, sepse aktet e adhurimit duhet të bëhen nga vetë personi, në mënyrë që ai të arrijë çfarëdo adhurimi apo përulje para Allahut që mund të arrijë. Ti mund të vëresh dallimin mes një personi që vetë e kryen haxhin dhe një tjetri që i jep para dikujt për ta kryer haxhin në vend të tijin. I fundit nuk arrin dobitë e adhurimit siç është përmirësimi i zemrës dhe përulja para Allahut. Kjo i ngjan një transaksioni financiar ku ai cakton dikë tjetër për të blerë dhe për të shitur në vend të tijin. Nëse ai është i sëmurë dhe dëshiron të dërgojë dikë për të kryer vepra nafile në vend të tijin, themi se kjo mësohet në sunet. Bile, është sunet që të caktohet dikush për të kryer gjërat në vend të personit sa i përket vetëm veprimeve farz (të obligueshme). Dallimi mes farzit dhe nafiles është se farzi është i detyrueshëm për personin dhe, nëse ai s’mund ta kryejë atë, atëherë ai mund ta caktojë dikë të kryejë haxhin dhe umran në vend të tijin. Por, veprat nafile nuk janë të obligueshme, kështu që thuhet: Për sa kohë që je i sëmurë dhe ke kryer veprimet e obligueshme, atëherë falëndero Allahu për këtë dhe harxho në rrugë tjera paratë të cilat ke synuar t’ia japësh dikujt për të kryer haxhin apo umran në vend tëndin; përdori ato për të ndihmuar një të varfër, i cili hala s’e ka kryer haxhin e obligueshëm.
Kjo është më mirë për ty sesa të thuash: ”Merr këto e kryej haxhin në vend timin”, edhe nëse je i sëmurë. Sa i përket haxhit të obligueshëm, njerëzit nuk janë të shkujdesur ndaj tij – falënderimi i qoftë Allahut. Zor që mund të gjesh dikë të caktojë dikë tjetër për të kryer haxhin e obligueshëm, përveç nëse s’është në gjendje ta bëjë atë. Kjo përmendet në hadithin e Ibn Abasit (radi Allahu anhu), sipas të cilit një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: ”O i Dërguar i Allahut, urdhri i Allahut për të kryer haxhin erdhi kur babai im tashmë është plakur dhe s’mund as të rrijë ulur në shalë. A të kryej haxhin në vend të tijin?” Ai iu përgjigj: ”Po”.
Përfundim: Ka dy transmetime nga imam Ahmedi lidhur me caktimin e dikujt tjetër për të kryer një veprim nafile në vend të personit tjetër. Një prej tyre thotë se kjo s’është e vlefshme, kurse tjetri thotë se është e vlefshme, qoftë kur është në gjendje ta bëjë atë, qoftë kur s’është në gjendje. Sa i përket haxhit të obligueshëm, suneti thotë se ai që s’është në gjendje ta kryejë atë dhe s’ka shpresa se situata do të ndryshojë, mund ta dërgojë dikë në vend të tijin.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua” 21/140