Pyetja:

A lejohet të mbajmë fjalim, kur të varroset dikush, me qëllim që t’u predikojnë pjesëmarrësve?

***

Përgjigjja:

Mendoj që ky është një bidat (shpikje në fe). Asnjë predikues s’mund të pohojë ta dojë këshillimin e njerëzve më shumë sesa i dërguari i Allahut ﷺ. Askund s’është transmetuar që i dërguari i Allahut ﷺ ngrihej për t’u mbajtur ligjëratë pjesëmarrësve në varrim. Gjithë çfarë është përmendur është se, një ditë prej ditësh, ai erdhi tek një varr ndërsa varrimi ende s’kishte përfunduar. Ai u ul dhe shoqëruesit e tij u ulën me të, dhe ai nisi t’ju fliste rreth asaj çfarë i ndodh personit ndërsa është në prag të vdekjes dhe pasi të vdesë. Kjo është gjëja më e përafërt që është transmetuar. Dhe kushdo që, pas varrimit, ngrihet për t’u mbajtur fjalim pjesëmarrësve, e bën këtë bazuar në ixhtihadin e gabuar.
Pejgamberi ﷺ një herë filloi t’u fliste njerëzve përreth tij. Kjo nuk ishte menduar të jetë fjalim dhe ai nuk u çua në këmbë për të mbajtur hutbe/ligjëratë. Ai u ul vetëm për të pritur
përfundimin e varrimit. Ka dallim mes asaj që ndodh rastësisht dhe asaj që ndodh qëllimisht.

Shejh Ibn Uthejmin