Pyetja:

A është e lejuar me anë të fesë sonë të merret bursa studentore nga shteti apo edhe nga ndonjë kompani private?

***

Përgjigjja:

Nëse dhënësi i bursës studentore nuk të kushtëzon ndonjë gjë, që kundërshtohet me mësimet fetare islame dhe nuk mund të fshihet ndonjë prapavijë tjetër, atëherë lejohet marrja dhe shfrytëzimi i asaj burse nga kushdo qoftë, ndonjë qeveri, organizatë joqeveritare, ndërmarrje private tregtare etj.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku