Pyetja:

A lejohet të thirret ezani kur nuk je i drejtuar nga kibla?

***

Përgjigjja:

Të kthyerit në drejtim të kiblës gjatë thirjes së ezanit është Sunet dhe nuk është kusht për saktësimin e ezanit. Sikur personi ta thërrasë ezanin dhe fytyra e tij të jetë e kthyer nga e djathta, ose nga e majta, nga kibla ose jo në drejtim të saj, ezani i tij është i saktë. Por duhet që ai mos të veprojë në këtë mënyrë, sepse ezani është dhikër (përmendje), lutje dhe thirrje për namaz. Prandaj duhet që ai (muezini) të jetë i kthyer në drejtim të kibles.

Gjykimi në lidhje me këtë është se ezani i tij është i saktë. Ngase nuk është prej kushteve të ezanin të drejtuar kah kibla.

Shejh Ibën Uthejmini, “Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme