Përgjigja:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

▣ Përsa i përket prerjes së kurbanit për Hir të Allahut duke dashur që të jepet sadaka nga mishi i këtij kurbani me nijetin për shërimin e këtij personi lejohet, por më e mira është që të jepet sadaka e përgjithshme, ashtu siç është përmendur në hadithin:

‎ (داووا مرضاكم بالصدقة)
“Shëroni të sëmurët tuaj me dhënien e sadakasë”

▣ Këtë hadith e ka cilësuar Albani -Allahu e mëshiroftë- hadith të mirë,  ndonëse disa dijetarë të tjerë nuk e cilësojnë të tillë, ka argumente të tjera të sakta që dëshmojnë për vlerën e sadakasë.

▣ Dhe sadakaja nuk është e veçantë vetëm me therjen e kurbanit, por përfshin sadakanë në ushqimin e të varfërve, në veshjen e tyre, dhënien e një shumë vlere monetare…etj.

Allahu e di më së miri!.

Dr Adelina Kucana