Pyetja:
A lejohet të vishet bluza jo plotësisht e kuqe?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu e di më së miri, por mendimi më i saktë është se lejohet dhe se ndalesa përfshin vetëm atë lloj që është tërësisht i kuq, e ai që thyhet me diçka nuk e përfshin ndalesa, duke u mbështetur në hadithin: “… i pashë veshur Profetit ﷺ Huleten Hamra – Një lloj rrobe të kuqe” dhe komenti ka qenë se kjo lloj rrobe nuk është tërësisht e kuqe, po ka vija të holla të zeza. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja