Pyetja:

Të gjithë e dimë se në këtë kohë ka mjete që sigurojnë pamje të njerëzve dhe mund t’i inçizojmë veprimet e tyre, mund t’i shohim inçizimet e tyre edhe pasi të vdesin. Pyetja ime është se a lejohet t’i shohim inçizimet pasi të ketë vdekur një person?

***

Përgjigjja:

Së pari duhet theksuar se inçizimi është një formë dokumentimi i veprimeve, për këtë edhe nuk duhet inçizuar gjërat e këqija dhe të pahijshme, por vetë ato që janë të dobishme dhe që nuk bien ndesh me fenë islame. Kjo, ngase sa herë që shiqojmë një veprim, na shkon mendja dhe e përkujtojmë njeriun përkatës për të mirëapo për të keq. Ne duhet t’i përkujtojmë të vdekurit për të mirë dhe mos i shajmë e fyejmë pas vdekjes, si që na ka mësuar vetë i Dërguari i Allahut ﷺ në hadithin e tij: ”Mos i shani të vdekurit, se ata e kanë gjetur atë që e kanë bërë”.

Nisur nga kjo, shikimi këtyre inçizimeve nuk është i ndaluar, por duhet patur kujdes mos jenë inserte që na ndjellin mendime të këqija për personin në fjalë dhe që e fyejnë atë. Poashtu, dijetarët përmendin se këto inçizime mund të shihen nëse nuk na prekin dhe nuk shkaktojnë tek personi mërzi, brengosje dhe qarje. Nëse këto inçizime ia shtojnë mërzinë, ma mirë është që mos i shikojë, sepse mund të ndikojnë negativisht në disponimin dhe gjendjen e tij shpirtërore.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu