Pyetje: Cili është gjykimi i vendosjes së Kuranit në makinë me qëllimin e mbrojtjes nga mësyshi?

Përgjigje: Një gjë e tillë është risi dhe për të nuk ka bazë në fe. Ajo klasifikohet në kategorinë e hajmalive. Në vend të kësaj, njeriu duhet që, kur të hipë në makinë të thotë: “Mbrohem përmes fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar!” Pra, t’i lutet Zotit të tij për shëndet e mirëqenie. Ndërsa, vendosja e Kuranit apo vargjeve të caktuara kuranore që të ruajnë nga e keqja, një gjë e tillë nuk ka bazë në fe por është risi dhe klasifikohet në kategorinë e hajmalive dhe nuk bën të varet në makinë.

Allahut i mbështetemi dhe prej Tij ndihmë kërkojmë!

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!)
Përktheu Rexhep Milaqi
https://udhaebesimtareve.com/