Pyetja:
A lejohet vizita e varrit të jobesimtarit?
***
Përgjigjja:
Nëse kjo (vizitë) është për të marrë mësim, atëherë nuk ka asnjë problem në këtë. Për arsye se Profeti ﷺ kërkoi të vizitonte varrin e nënës së tij dhe i kërkoi Zotit të tij leje që të kërkonte falje për të, por Ai (Allahu) nuk i dha leje për një veprim të tillë. Porse e lejoi që ta vizitonte atë.
Shjh Ibën Baz, “Mexhmu’ Fetava” vëll. 13
Përktheu: Xhabir Sheme