“Nuk është transmetuar nga Pejgamberi, alejhis selam, se ai e ka lexuar suren Fatiha gjatë vizitës së varreve.” (El-Uthejmin, “Mexhmu’ul-Fetava”, 2/245.)
“Kush vepron një vepër të cilën nuk e kemi urdhëruar, është e refuzuar.” Buhariu, Muslimi.
Nëse vepra refuzohet, do të thotë se ajo është e pasaktë dhe nuk duhet përdorur për t’iu afruar Allahut.
Shejh Muhammed Reshid Rida thotë:
“Leximi i Fatihasë për të vdekurit, nuk është cekur në ndonjë hadith autentik, e as në ndonjë hadith të dobët.
Kjo traditë është krijuar nga heshtja e njerëzve të diskutueshëm që veshin rrobat e hoxhallarëve, si dhe miratimi i tyre i heshtur, por edhe nga përpjekjet e masave të zakonshme për të konkurruar me sunetet e vërteta dhe farzet e padiskutueshme.”
“Tefsir el-menar”, 8/268.
/Hoxhë Irfan Salihu/