Pyetje: Personi u përgatit për kryerjen e haxhit derisa kishin mbetur dhe tre ditë (nga kryerja e tij) ai vdiq. A shpërblehet ai për këtë haxh?
Përgjigjja: Allahu i Lartësuar thotë: “Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë.” En-Nisa, 110
Nëse ky njeri është bërë gati, e ka përgatitur veten e tij (shpirtërisht) dhe del për kryerjen e haxhit, e pastaj vdes gjatë rrugës, atij i shkruhet shpërblimi i asaj që ka synuar (kryerja e haxhit). E nëse vdes para se të dal prej vendit të tij, atij i shkruhet vetëm shpërblimi i nijetit dhe jo e veprës.
“Durusun ue fetaua minel-haramejn esh-sherifejn” vëll, 16
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):
Përktheu: Unejs Sheme
https://t.me/islamiautentik




