Pyetje: A do pyetet njeriu para Zotit të tij për mëkatin, nga i cili është penduar?
Kush pendohet për mëkatin e bërë, Allahu ia pranon pendimin atij. Nëse ai është i sinqertë në pendimin e tij te Allahu Lartmadhëruar, Allahu ia pranon pendimin atij. Në suren “El-Furkan” thuhet: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”
Sherh ed-Dau ued-Deua
Shejh Abdurrazak el-Bedr (Allahu e ruajttë!): Perktheu: Unejs Sheme
https://t.me/islamiautentik




