Kohët në të cilat pranohet lutja të transmetuara në hadithe të verteta
Kur dëgjon ezanin dhe pas tij, “Sahihu Ebu Daud”.
Midis ezanit dhe ikametit, “Sahihu Ebu Daud”.
Në sexhde, “Muslimi”.
Në teshehudin e fundit para dhënies së selamit, “Sahihu Et-Tirmidhi”.
Koha e fundit i ditës së xhuma para akshamit, “Buhariu dhe Muslimi”.
Në një të tretën e fundit të natës, “Buhariu dhe Muslimi”.
Pas përfundimit të leximit të tërësishëm të Kuranit (siç vepronte Enesi radijAllahu anhu), “Hejthemiu”.
Lutja e agjëruesit, “Sahihu Et-Tirmidhi”.
Lutja në Qabe, “Buhariu dhe Muslimi”.
Lutja e haxhiut dhe umraxhiut, “Sahihu Ibën Maxheh”.
Lutja ditën e Arafatit, “Muslimi”.
Lutja kur bie shi’, “hadithin e ka konsideruar të mirë shejh Albani”.
Lutja e udhëtarit, “Sahihu Ebu Daud”.
Lutja e prindërit për fëmijën e tij, “Sahihu Ibën Maxheh”.
Lutja kur ballafaqohen/ndeshen ushtritë, “Sahihu Ebu Daudi”.
Lutja e atij që zgjohet natën dhe i lutet Allahut, “hadithin e ka konsideruar të mirë shejh Albani”.
Lutja e atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes tij dhe Allahut nuk ka pengesë, “Buhariu dhe Muslimi”.
Unejs Sheme




