Pyetja:
Jam e diplomuar në një drejtim krejt tjetër d.m.th. nuk i di as ato themeloret në gjuhën arabe. Kam bërë një kthesë shumë të madhe në jetën time, me dëshirën e Allahut, shpresoj që të më shpërblejë Ai, kështu që nuk dua ta zgjas më shumë. Kam dëgjuar që me traktatin e Bolonjës është e mundur që nëse je e diplomuar në çfarëdo drejtimi mund të magjistrosh në një drejtim krejt të kundërt. Po kam shumë dëshirë ta magjistrojë gjuhën arab.
***
Përgjigjja:
Në Kosovë nuk ka fakultet të gjuhës arabe, andaj nuk mund të magjistrohet në këtë drejtim në Kosovë e as në vendet përreth.
Këtu funksionon fakulteti i Studimeve Islame, i cila ka lëndë të gjuhës arabe, por jo drejtim të veçantë. Por njëherë edhe nuk ekziston mundësia që të regjistrohet shkalla e tretë aty. Po ashtu ekziston fakulteti i Orientalistikës në kuadër të fakultetit filologjik të UP-së dhe është e mundshme të regjistrohet shkalla e tretë, por edhe aty nuk ka drejtim të veçantë për gjuhë arabe.
Nga Kosova mund të kërkoni vetëm për studime online.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku