Pyetje:

A mundet që personi i cili nuk ka mundësi të agjërojë, të paguaj dikë tjetër të agjërojë në vend të tij?

Përgjigje:

Agjërimi në thelb është obligim individual (Fard Ajn) dhe nuk mundet të paguhet ndonjë person për të agjëruar për dikë tjetër. Nëse dikush për shkaqe të arsyeshme nuk mund të agjërojë një ose disa ditë të ramazanit, do t’i zëvendësojë më vonë kur të ketë mundësi ditët e lëshuara. Mirëpo, nëse personi ka pengesë të përhershme për të agjëruar, ai do ta paguaj Fidje, – për çdo ditë të lëshuar do të ushqejë një të varfër. Fidja është e barabartë me Sadakatul-Fitrin që paguhet për çdo ramazan tek ne. Fidje do të thotë ushqim një ditorë për një të varfër.

______________________

Dr. Ahmed Purdic, fetve-emini i Bashkësisë Islame të Bosnjës
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)