Pyetja:

A shtrihet avreti nga kërthiza deri në gju, apo nga nën kërthiza deri mbi gju?

***

Përgjigjja:

Ka disa qëndrime lidhur me këtë çështje. I pari është se gjuri përfshihet në avret, kështu që duhet të mbulohet. I dyti është se edhe kërthiza, edhe gjuri janë pjesë e avretit, kështu që të dyja duhet të mbulohen. Qëndrimi i tretë – që është i mirënjohur në medhhebin tonë (hanbeli) – është se kërthiza dhe gjuri nuk përfshihen në avret, kështu që ato s’ka nevojë të mbulohen. Kjo bazohet në definicionin e avretit se ai është ‘mes kërthizës dhe gjurit’. [1]
Neveviu tha: ”Sa i përket avretit për burra, ka pesë qëndrime, ku i sakti është se (avreti) është pjesa mes kërthizës dhe gjurit, ndërsa kërthiza dhe gjuri nuk janë pjesë e avretit. Prova jonë për këtë është ajo çfarë cituam nga Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: ’Isha ulur me të Dërguarin e Allahut, ﷺ kur erdhi Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërsa po mbante skajin e teshës aq lart saqë shiheshin gjunjët e tij’.
Pejgamberi ﷺ tha: ’Shoku juaj pati një grindje’. [2]
Është përcjellë nga Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se, Pejgamberi ﷺ po rrinte ulur në një vend ku kishte ujë dhe gjunjët e tij ishin zbuluar. Kur Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hyri, ai i bekuari mbuloi (gjunjët).” [3]
Dhe Neveviu ka thënë: ”Kërthiza dhe gjunjët nuk janë pjesë e avretit. Ky është qëndrimi i Malikut dhe i Shafiut”. [4]

”Për shembull, nuk është e lejueshme që një i ri të luajë futboll duke mbartur pantallona të shkurtra që nuk mbërrijnë gjunjët apo nuk mbërrijnë kërthizën. Është thelbësore që pjesa mes kërthizës dhe gjurit të mbulohet në rastin e djemve.”

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika el-Bâb el-Meftûh” nr. 73

——————–

[1] “Sherh el-Mumti” 5/273

[2] Buhariu

[3] Buhariu (Sherh el-Muhedhdheb 3/174, 175)

[4] Sherh el-Kebîr (1/457)