Pyetja:
A prishet abdesi nese i hjek vetullat?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari themi që nuk lejohet për femrën muslimane ta bëjë një veprim të tillë, sepse nëse e bën meriton mallkim prej Allahut. Së dyti themi qe ky veprim i ndaluar s’ka të bëjë fare me saktësinë ose jo të abdesit.
Imam dr. Ahmed Kalaja