Pyetja:

Para disa kohësh bëja shpesh një mëkat, Allahu më faltë! Dhe nga ndjenja e keqardhjes pse bëja atë mëkat, kur pendohesha dhe falja dy rekate teube, betohesha në emrin e Allahut se nuk do ta bëjë më këtë mëkat kurrë. Mirëpo pas disa kohësh, u dobësova si njeri që jam dhe bëra prapë të njëjtin mëkat, e prapë tek Allahu u ktheva me pendim. Mirëpo, nuk më kujtohet për të saten herë e bëra atë mëkat, megjithëse gjithëherë që bëja mëkatin, bëja istigfar dhe prapë betohesha se nuk do të bëja atë mëkat. Unë tre dite rend agjerova pse nuk kam mbajtur betimin. Tani ju pyes! A duhet të agjëroj nga tre ditë për çdo herë që kam e bërë mekatin (d.m.th., përafërsisht 20 x 3= 60 ditë), apo agjërova tre ditë dhe mjafton teubeja ime?

***

Përgjigjja:

Njeriu kur betohet duhet t’i përmbahet betimit e nëse e thyen betimin atëherë duhet ta shlyejë. Për sa i përket betimeve që kanë kaluar dhe nuk i ke shlyer, për të gjitha të mjafton të agjërosh vetëm tre ditë. Nëse përsëri e thyen këtë, për të cilin je betuar tani herën e fundit, do të agjërosh tre ditë.

Për t’u ndaluar nga ky mëkat të këshilloj të gjesh ndonjë metodë tjetër, jo betimin, pasi siç po e shikon edhe vetë betimi nuk është metodë efikase për t’u ndaluar nga mëkati. Allahu e di më së miri.

Azem Bardhoshi