Pyetje:
Pasi që e kam falur sabahun duke qenë me agjërim, kam pasur të vjella që më kanë ardhur deri në fyt dhe i kam gëlltitur. Atë ditë nuk kam agjëruar. Si të veproj në këtë rast? Nëse çdo ditë kemi tugë (të vjella), a duhet t’i kompensojmë ato ditë apo të vazhdojmë me agjërim? Allahu të shpërbleftë me të mirat e dynjas dhe ahiretit!

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

▪Të vjellurit që vjen pa provokim dhe është e paqëllimtë, nuk e prish agjërimin.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:
“Kush vjell (pa qëllim), nuk duhet që ta bëjë kaza, ndërsa  kush vjell qëllimisht (duke futur gishtat, a me ndonjë mënyrë tjetër), ai duhet t’a kompensojë atë ditë me një ditë tjetër (më pas).”

▪Nëse e ndjen që po të vjen për të vjellë, i themi që ti mos e nxit të vjellurën e as mos e ndalo atë, sepse nëse e ndalon mund të të dëmtojë. E nëse e vjellura vjen deri tek goja duhet të nxirret jashtë, nëse nuk vjen në gojë dhe ti e rikthen ska gjë in sha Allah, në të dyja rastet nëse e vjellura është e  paprovokuar agjerimi yt është i saktë.
Atë ditë që nuk e ke agjëruar duhet ta kompesosh me agjërimin e saj pas mbarimit të Ramazanit.

Përgjigje nga Dr. Adelina Kuçana