Përgjigjja: Dhëmbët e arit nuk lejohen për burrat, përveç në raste specifike, sepse burrave iu ndalohet veshja (bartja) dhe zbukurimi me ar. Rastet specifike janë, nëse nuk kemi material tjetër që nuk prishet apo ngjashëm. Ndërsa sa iu përket grave, nëse është bërë traditë të stolisën me dhëmbë të arit, nuk ka diç të keqe, me kusht që të mos jetë ekstravagancë. Këtë e themi mbështetur në thënien e Muhammedit, Alejhi selam: “Ua lejoi juve arin dhe mëndafshin, (respektivisht) grave të ummetit tim.”
Nëse vdes gruaja apo burri, i cili ka ngjitur dhëmb ari për ndonjë rast të veçantë, atëherë i hiqet, përveç nëse ka frikë t’i shqyhet faqja. Kjo për faktin se ari konsiderohet pasuri, të cilën e trashëgojnë të gjallët nga i vdekuri, dhe lenia e arit në këtë rast paraqet humbje të pasurisë.
Mexhmuul Fetava, Shejh Ibni Uthejmin, 4/101
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami




