Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me njeriun i cili blen mallra, duke ditur se ato janë të vjedhura?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për të blerë mallra për të cilat ke dije se janë vjedhur. Kjo është haram, sepse duke vepruar kështu, ai e ndihmon hajdutin. Allahu Azze ue Xhel thotë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ 

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” 5:2

Alameh Muhammed bin Abdullah es-Subejjil
Burimi: Fetaua ue Rasail Mukhtarah (123)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com