Pyetje: Ç’duhet bërë kur ka tërmete dhe fenomene të tjera natyrore?

Përgjigje: Shejh bin Bazi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Është detyrë që kur dridhet toka (ka tërmete) dhe të tjera përveç saj prej argumenteve, eklipseve, stuhive të forta, përmbytjeve, duhet të shpejtoni me pendim dhe kërkim falje tek Allahu i Lartësuar, të nënshtruar ndaj Tij, duke i kërkuar shpëtim, duke e kujtuar Atë dhe duke i kërkuar falje.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- kur ndodhi eklipsi tha: “Kur ta shihni atë (eklipsin) shpejtoni në përmendjen e Allahut, luteni Atë dhe kërkoni falje prej Tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

Ibn Baz, “Mexhmu’a fetaua”, 9/150-152.