– Çelësi i krenarisë: Bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
– Çelësi i rrizkut (furnizimit): Të punuarit, së bashku me kërkimin e faljes nga Allahu dhe frikën ndaj Tij.
– Çelësi i Xhenetit: Teuhidi (veçimi i Allahut në adhurim).
– Çelësi imanit (besimit): Meditimi për shenjat e Allahut dhe krijesat e Tij.
– Çelësi i mirëbërsisë: Sidku (çiltërsia).
– Çelësi i jetës së zemrës: Përsiatja e Kuranit, përgjërimi para agimit dhe lënia e mëkateve.
– Çelësi i dijes: Takvallëku (devotshmëria).
– Çelësi i shtimit (të mirësive): Shukri (falënderimi i Allahut).
– Çelësi i dëshirës për botën tjetër: Zuhdi (moslakmia) në këtë botë.
– Çelësi i përgjigjes (së nevojave): Duaja (lutja).
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj