Përgjigje: Rrojtja apo shkurtimi i flokëve sa i përket umres është vaxhib.

Kur Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, erdhi në Mekë për ta bërë haxhin lamtumirës, pasiqë e bëri tavafin dhe sa’jin i urdhëroi të gjithë që nuk kishin marrur kurbanin me vete’ që t’i shkurtojnë flokët dhe pastaj të dalin prej ihramit.

Pasiqë i urdhëroi t’i shkurtojnë flokët esenca e urdhërit është obligimi kjo aludon se shkurtimi i flokëve është i patjetërsueshëm.

Në këtë aludon edhe rasti në betejën e Hudejbijes, kur u penguan që të hyjnë në Mekë për të bërë umre, por Resulull-llahu përsëri i urdhëroi që t’i rruajnë kokat, bile u hidhërua për shkak se e vonuan rrojtjen. Sa i përket asaj se a shkurtimi apo rrojtja është më mirë gjatë umres?

Më mirë është rruajtja, përveç për atë i cili do ta bëjë haxhin temettu’ dhe vonë ka arritur në Mekë.

Për këtë më mirë është t’i shkurtoje, me qëllim që t’i mbeten flokë për ta bërë rrojtjen e haxhit.

Burimi: “Kushtet e Fesë” / Shejh Uthejmini