Përgjigje: Me të drejtë, i vdekuri varroset në një anë, mbi krahun e djathtë, i kthyer kah kibla.

Qabeja është kible e besimtarëve gjatë jetës e poashtu edhe gjatë vdekjes.

Ashtu, sikurse në gjumë flihet në krah të djathtë siç ka urdhëruar Resulull-llahu ashtu edhe i vdekuri vendoset në krah të djathtë.

Sepse edhe gjumi edhe vdekja kanë të përbashkët joshpirtësinë. All-llahu,azze ue xhel-le, thotë: “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre, e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon”. (ez-Zumer 42). Dhe ka thënë: “Ai është që ua merr shpirtërat natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall (zgjon) në të (ditën), për deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t’ju njohtojë me atë që keni pas vepruar”. (el-En’am 60).

Pra, i vdekuri duhet të vendoset në krah të djathtë, i kthyer kah kibla.

Atë që e ka parë pyetësi me siguri është rezultat i padijes së atij që e ka kryer varrimin.

Përndryshe nuk di se ndonjë dijetar thotë se i vdekuri duhet të vendoset i shtrirë në shpinë dhe dy duart t’i vihen mbi stomak.

Burimi: “Kushtet e Fesë” nga Shejh Uthejmini