Përgjigje: Komisioni i përgjithshëm i dijetarëve të mëdhenj ka marrë vendim si në vijim:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri ditën e gjykimit.

1 – Nuk lejohet abortimi i fëmijës në cilëndo kohë të shtatzënisë përveç se me arsye të fortë të sheriatit apo në raste specifike të ngushta.

2 – Po që se është në pjesën e parë të shtatzënisë, e cila është 40 ditshi i parë ku në abortimin e fëmijës ka dobi të pranueshme fetarisht ose largim i dëmit lejohet abortimi, mirëpo po që se dëshiron të abortojë nga shkaku se i vjen rëndë t’i edukojë fëmijët apo ka frikë se a do të mund të kujdeset për ta si nga ana ekonomike, arsimore, duke u frikësuar për të ardhmen e tyre, apo se u mjaftojnë fëmijët të cilët i kanë dhe nuk kanë nevojë për tjetër, në këto raste nuk lejohet aborti.

3 – Nuk lejohet aborti kur formohet embrioni, gjak i ngjizur ose mish (e cila është 40 ditshi i dytë dhe i tretë), derisa për këtë çështje të vërtetohen mjekët-specialistë se vazhdimi i shtatzënisë do ta dëmton nënën, dëmtim i cili mund të përfundojë me vdekje, atëherë lejohet aborti pasi që merren krejt mjetet për t’u larguar këtij rreziku.

4 – Shkalla e tretë e shtatzënisë, kur t’i plotëson katër muaj embrioni, nuk lejohet aborti, vetëm po që se komisioni i mjekëve-specialistë të vërtetojnë vdekjen e nënës nëse nuk aplikohet aborti. Kjo pasi se të merren gjithë mjetet për ta shpëtuar embrionin në këtë rast lejohet aborti me kushte që i cekëm duke u bazuar në rregullin e largimit të dëmit më të madh nga dy dëmet, pra dhënie përparësi e dobisë më të madhe nga dy dobitë.

 

Marrë nga: www.islamqa.com / albislam.com

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka