Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.


Zekati si obligim është i paraparë për çdo vjet si falenderim ndaj dhuntisë së pasurisë dhe si ndihmë për nevojtarët. Ky obligim nuk bie me kalimin e viteve, dhe personi në fjalë përveç pendimit për vonesën në kryerje të obligimit ai duhet ta nxjerrë zekatin këtij viti dhe të të gjitha viteve të kaluara nga 2.5% për çdo vit.

Burimi: pergjigje.net