U pyet shejhu Salih el Feuzani: Çfarë gjykimi ka që gruaja të bisedojë me shitësin në dyqan apo me rrobaqepësin? Kërkojmë prej jush një këshillë të përgjithshme për gratë.

Përgjigje: Biseda e femrës me shitësin brenda kufinjve të nevojës dhe në një mënyrë që nuk shkakton fitne, lejohet dhe nuk përbën problem. Gjithmonë gratë kanë komunikuar me burrat në kufinjtë e nevojave të ndryshme dhe në çështjet që nuk përbëjnë fitne. Kurse n.q.s biseda shoqërohet me të qeshura apo me zë që shkakton fitne duke u lëshuar lirshëm në bisedë,kjo ndalohet dhe është haram. Allahu i Lartësuar i thotë grave të Profetit salallahu alejhi ue selem: “Mos flisni me fjalë të përulura, të zbukuruara, në mënyrë që të mos lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij. Flisni me fjalë të mira(brenda normave)” (Ahzab 33), fjala e mirë në këtë ajet ka për qëllim ato fjalë që janë të përdorura zakonisht tek njerëzit në raste të tilla dhe brenda kufinjve të nevojave. Ndërsa teprimet përtej kësaj si p.sh të qeshurat, fjalët e tepërta duke u lëshuar lirshëm në bisedë, e folura me zë provokues, zbulimi i fytyrës apo krahëve apo duarve, të gjitha këto nuk lejohen, janë veprime të gabuara, që shkaktojnë fitne dhe që nxisin për imoralitet. Ndaj femra muslimane duhet ta ketë frikë Allahun, të jetë e devotshme dhe të mos flasë me burrat e huaj me atë mënyrë që i bën ata të lakmojnë dhe të joshen pas saj, duke u sprovuar zemrat e tyre. Pra, le t`i shmanget kësaj sjelljeje, ndërsa n.q.s e ka të nevojshme të shkojë në dyqan apo në ndonjë ambient ku ka burra , atëherë le të mbulohet, të tregohet fisnike, t`i  përmbahet normave islame dhe kur tu flasë meshkujve tu flasë me fjalë të zakonshme që nuk shkaktojnë dyshime apo fitne.

(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq  576)
https://udhaebesimtareve.com/