Pyetje: Çfarë ngjyre ka patur Ademi -alejhi selam-? Dhe si kanë dalë bijtë e tij me ngjyra të ndryshme? Mos do të thotë kjo gjë se teoria e evolucionit është e saktë?

Përgjigja: Nuk dihet mire se ç’ngjyrë ka patur Ademi alejhi selam por disa dijetarë bazuar ne emrin e tij kane thënë se ka qenë me ngjyrë të errët sepse Adem në gjuhen arabe dmth: Ezmer.

Ama dihet se Ademi është krijuar nga një grusht dheu i marrë nga e gjithë toka -siç ka ardhur ne një hadith te saktë-:
“Allahu e ka krijuar Ademin nga një grusht dheu i marrë nga e gjithë toka dhe bijtë e Ademit erdhën sipas tokës: i kuqi, i bardhi, i ziu dhe i mesmi. Siç erdhën edhe: i buti, i ashpëri, i keqi dhe i miri”
E transmeton Ebu Daudi e të tjerë dhe e saktëson Shejh Albani.
Fjala e tij [nga një grusht dheu i marrë nga e gjithë toka] dmth: nga të gjitha llojet e tokës si në ngjyrë ashtu edhe në cilësi dhe për pasoje kane ndryshuar edhe ngjyrat e bijve te tij edhe natyrat e tyre dhe hadithi tregon qartë se ndryshimi i ngjyrave është për shkak të llojit të tokës dhe nuk ka lidhje me evoluimin.

Pastaj përbërjet e atij grushti dheu nuk është e thënë ta japin ndikimin menjëherë, ato mund ta japin ndikimin edhe më vonë prandaj dhe në një hadith tjetër thuhet:
“Një bedeuin erdhi te Profeti -alejhi selam- dhe i tha: Gruaja më ka lindur një djalë të zi?!
Profeti -alejhi selam- i tha: A ke deve?
Burri i tha: Po.
Profeti -alejhi selam- i tha: Ç’ngjyrë kanë?
Burri tha: Të kuqe.
Profeti -alejhi selam- i tha: A ka mes tyre të përhimëta?
Burri i tha: Po.
Profeti -alejhi selam- i tha: Si ndodh kjo?
Burri i tha: Ndoshta u kanë ngjarë ndonjërit prej paraardhësve.
Atëherë Profeti -alejhi selam- i tha: Ndoshta edhe ky u ka ngjarë ndonjërit prej paraardhësve të tij”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra edhe nëse ngjyra e Ademit ka qenë e erret nuk përbën problem te dalin disa bij të tij të bardhë apo me ngjyra të tjera sepse edhe ngjyrat e atij grushti dheu i cili u mor nga te gjitha llojet e tokës kanë qenë të ndryshme dhe mund ta japin ndikimin e tyre qoftë edhe vonë kështu që ndryshimi i ngjyrave të njerëzve nuk shërben aspak si argument për teorinë e gabuar të evolucionin por ka lidhje me dheun prej te cilit është krijuar.

 

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/