Kurbani nënkupton therjen e kafshëve shtëpiake gjatë kurban bajramit, si shkak i kësaj feste me qëllim për t’u afruar tek Allahu i Lartësuar. Është prej riteve të Islamit të legjitimuara me Kur ’an, Sunet dhe konsensus te të gjithë myslimanëve.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban” (Keuther 2).

Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”
(En’am 162-163)

Enes ibën Malik radijAllahu anhu thotë:

“Ka therur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dy desh me brirë, të majmë, me dorën e tij, duke thënë Bismil-lah dhe Allahu Ekber, kishe vendosur këmbën e tij mbi ta”
(Buhariu dhe Muslimi).

Abdullah ibën Umer radijAllahu anhuma thotë:

“Ka qëndruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në Medine dhjetë vite dhe ka therur kurban”
(Ahmedi dhe Tirmidhiu; Tirmidhiu e ka cilësuar si hadith hasen).

elBerra ibën Aazib radijAllahu anhu thotë që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kush e ther kurbanin pas namazit (të bajramit) veç së e ka plotësuar kurbanin e tij dhe ia ka qëlluar traditës së myslimanëve”
(Buhariu dhe Muslimi).

Ka therur kurban Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum, si dhe ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem së therja e kurbanit është rruga e myslimanëve, për këtë janë akorduar gjithë myslimanët për legjitimitetin e tij dhe kjo është transmetuar nga shumë dijetarë.

-Në esencë kurbani është legjitim për të gjallët, ashtu siç e ka therur Pejgamberi salAllahualejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum për vetveten e tyre dhe për familjet e tyre, kurse ajo që mendojnë disa njerëz së kinse therja e kurbanit është nga veçoritë e të vdekurve, kjo nuk ka bazë.

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj