Pyetja: Ne kemi parë disa prej namazlive Allahu na udhëzoftë neve dhe ata që kur bien në sexhde, e ngrenë ballin e tyre nga toka, derisa të prekë tokën vetëm për një çast ose ndonjëherë as që e prek atë. E kur i këshillon, ata e arsyetojnë me justifikime të kota (si p.sh. që u prishet shalli apo diçka tjetër). Cili është gjykimi për namazin e tyre?

Dhe çfarë këshille u jepni atyre? Allahu ju bëftë të dobishëm me dijen tuaj dhe ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigja:

Ata detyrohen që ta qesin (prekin) ballin në tokë. Nëse bëjnë sexhde vetëm me një prekje të lehtë, atëherë sexhdeja e tyre nuk është e vlefshme. E nëse sexhdeja nuk është e vlefshme, edhe namazi nuk është i vlefshëm.

Shejh Uthejmini/ Përktheu: B.GJ