- Transmetohet nga Ukbe bin Amir se ka dëgjuar Profetin -alejhi selam- duke thënë:
“Çuditet Allahu nga një bari bagëtish i cili është në një maje mali, bën ezan për namaz dhe falet.
Allahu i madhëruar thotë: Shikojeni robin tim, bën ezan, ikamet për namaz dhe ka frikë prej meje. E kam falur robin tim dhe e kam futur në Xhenet”
E transmeton Imam Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe e saktëson Shejh Albani.Ibn El-Mundhir në librin El-Eusat në lidhje me këtë mesele ka thënë:
“Më e dashur për mua është të bëjë ezan dhe ikamet nëse falet vetëm, por i majafton atij nëse bën vetëm ikamet.Më pëlqen ezani dhe ikameti për të për shkak të hadithit të Ebu Said El-Khudrij që të mos kujtoj ndokush se ezani është vetëm për bashkimin e njerëzve ndërkohë që Profeti -alejhi selam- e ka urdhëruar Melik bin El-Huejrith dhe birin e xhaxhait të tij për ezan edhe pse nuk kishin xhemat për ezanin dhe ikametin e tyre”.
/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli /




