Pyetja:
Cila është gjëja më e mirë për personin kur futet në xhami në të cilën ka mësime; a është më e mira për të që të ulet, apo të falë tehijatul mesxhid?
***
Përgjigjja:
Ai duhet të falë dy rekate të lehta për përshëndetjen e xhamisë, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë të mos ulet derisa të falë dy rekate.”
E pastaj të ulet për dëgjimin e mësimit ashtu siç e urdhëroi Profeti ﷺ Gatfanin, kur ai hyri në xhami dhe ai po ligjëronte në ditën e xhuma, kur i tha: “A u fale?” Tha: “Jo!” Tha: “Atëherë, ngrihu dhe fal dy rekate dhe shpejto në to.” Derisa, në kohën kur mbahet ligjërimi i ditës së xhuma, po ashtu, muslimani është urdhëruar të falë dy rekate para se të ulet, ngase kjo vlen edhe për mësimin, porse ai fal dy rekate të lehta para se të ulet për të dëgjuar mësimin.
Abdulaziz bin Abdullah er Raxhi
Përktheu: Xhabir Sheme