Pyetja:

Cila është lutja që e themi kur hipim në mjetin e udhëtimit?

***

Përgjigjja:

Lutja që e themi kur hipim në mjetin e udhëtimit është:

بِسْمِ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ للَّهِ، ﴿سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَـمُنْقَلِبُونَ﴾، الْحَمْدُ لِلَّهِ، الْحَمْدُ لِلَّهِ، الْحَمْدُ لِلَّهِ، اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ  إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي فَاغْفِرْ لِي؛ فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ.

“Bismil-lãh”[1] welḥamdu lil-lãh. “Subḥãnel-ledhĩ seḣ-ḣara lenã hãdhã, we mã kunna lehũ muḳrinĩn, we innã ilã Rabbinã le munḳalibũn”. Elḥamdu lil-lãh, Elḥamdu lil-lãh, Elḥamdu lil-lãh! All-llãhu Ekber, All-llãhu Ekber, All-llãhu Ekber! Subḥãnekall-llãhumme innĩ ḍhalemtu nefsĩ, feġfir lĩ, fe innehu lã jeġfirudh-dhunũbe il-lã Ente.

(Me emrin e Allahut! Falënderimi i takon Allahut! I Dëlirë nga të metat është Ai që na dha mundësi ta përdorim këtë (kafshë a mjet), se ne nuk do të mund ta kishim atë nën pushtet, dhe ne me siguri pas vdekjes do të kthehemi te Zoti ynë! Falënderimi i takon Allahut! Falënderimi i takon Allahut! Falënderimi i takon Allahut! Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! I Patëmeta je Ti o Allah! Me të vërtetë, unë i kam bërë padrejtësi vetes duke bërë gjynahe, prandaj m’i fal gjynahet, se askush tjetër veç Teje nuk mund t’i falë ato!).[2]

—————————

[1] Kur vendosim këmbën për të hipur në mjetin e udhëtimit ose në kafshë, themi: «Bismilãh», dhe mbasi ulemi në mjetin e udhëtimit themi shprehjet e tjera të lutjes të përmendura në vijim. Kështu sqarohet në hadith.

[2] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. (Sahih Tirmidhi)