Pyetje: Cilat janë ato gjëra për të cilat duhet të themi ” ان شاء الله inshaAll- llahu: Në dashtë All-llahu), dhe për cilat nuk duhet të themi?

Përgjigje: Për çdo gjë të ardhme, më mirë është të thuash “Në dashtë All-llahu’, sepse All-llahu, azze ue xhel-le, thotë: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do të bëj këtë nesër!” Vetem (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!”. (el-Kehf 23-24).

Ndërsa për gjërat e kaluara nuk thuhet: “Në dashtë All-llahu’, përveç nëse dëshiron të tregojë shkakun. P.sh. nëse një person të thotë: “Muaji Ramazan këtë vit ka hyrë natën e Diel, in-shaAll-llah, nuk ka bërë mirë. sepse kjo është e kaluar dhe e ditur. Apo të thotë: I vesha rrobat inshaAll-llah’, duke i pasur të veshura, nuk është mirë, sepse kjo ka kaluar dhe është kryer.

Përveç nëse dëshiron të tregojë shkakun, d.m.th. dëshiron të tregojë se kjo ndodhi me lejen e All-llahut, atëherë nuk ka problem.

Kur dikush pasi falet thotë: U fala inshaAll-llah dhe ka për qëllim se e ka kryer namazin, me këtë nuk ka bërë mirë, sepse ai është falur tashmë.

Mirëpo nëse ka për qëllim shpresën e tij për t’u pranuar ai namaz. atëherë i lejohet ta përdorë fjalën ‘InshaAll-llah’, sepse ai nuk e di, a e ka namazin te pranuar apo jo.

 

/”Kushtet e Fesë” – Shejh Uthejmini/