Pyetja:
Cilat janë mënyrat e dhënies së Selamit?
***
Përgjigjja:
Dhënia selam një personi ( Es-selamu alejk)
Thuaj Es-selamu alejk nëse je duke përshëndetur një person dhe Es-selamu alejkum nëse je duke përshëndetur një grup të njerëzve.
Argumenti rreth kësaj mund të gjendet në hadithin e atij njeri i cili nuk u fal si duhet. Pas përfundimit ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: Es-selamu alejk ja Resulullah” – Paqja qoftë mbi ty o i dërguar i Allahut. Profeti ﷺ ia ktheu përshëndetjen. Pastaj Pejgamberi ﷺ i tha: ”Përsërite Namazin; pasi nuk je falur siç duhet.” [1].
Ndërsa, nëse je duke përshëndetur dy njerëz thuaj: Es-selamu alejkum. Është e lejuar që të përshëndeten dy perona duke përdorur shumësin. (Es-Selāmu `Alejkuma)
Dhe nëse je duke e përshëndet nënën tënde si do të duhej përshëndetur?
Thuaj: Es-selamu alejki ja Ummi – Paqja qoftë mbi ty oj nënë. Pse? Sepse kur flet me ndonjë femër Kef-i, marr një kesreh (i).
Nëse ke hyrë në ndonjë vend dhe aty gjendet tezja juaj së bashku me katër ose pesë gra, si do t’i përshëndesje?
Ti do të duhej të thoje: Es-selamu alejkunna we rahmetullahi we berekatuhu.” Kef-I (ك ) mbaron në përshatatje me personin që i drejtohesh p.sh. (ك, كم, كن).
Si duhet që një musliman të përgjigjet nëse dikush e përshëndet me Es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu, ose Selamu alejk?
Personi përgjigjet duke thënë: “Es-selamu alejk we rahmetullahi we berekatuhu”, ose Es-selamu alejk.
A është gabim nëse thuhet, ”Alejkumus selam we rahmetullahi we berekatuhu?” A duhet ta thotë personi me wa (و) ose pa të?
Në cilëndo formë të thuhet është mirë por të thuhet ”We alejkum Es-selam (we rahmetullahi we berekatuhu)” është më mirë.
Nëse një person u përgjigjet përshëndetjeve tona me ”Mirëserdhët, Allahu ju ruajttë, Mirëdita, ose Allahu ju dhëntë sukses, pastaj Allahu ju shtoftë diturinë, devotshmërinë, udhëzimin etj.” A janë këto forma të lejuara të kthimit të selamit?
Unë them edhe nëse një person do ta mbushte tokën me çdo përgjigje të mundshme, kurrë nuk do të mund ta zinte vendin e ”Es-selamu alejkum.”
Dhe përgjigja pa këtë fjalë është gjynah. Kthimi i selamit në të njëjtën formë ose më mirë është obligim për muslimanin.
Dhe kjo nxirret nga thënia e Allahut:
“Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthenie ashtu. Allahu llogarit për çdo send.” (Nisa: 86)
Përmbledhje
Es-Selāmu `Alejk(e) —Paqja qoftë mbi ty ( për mashkull, njëjës.)
Es-Selāmu `Alejk (i) — Paqja qoftë mbi ty ( për femër, njëjës.)
Es-Selāmu `Alejk(uma) — Paqja qoftë mbi ty (për dy njerëz të cilës do gjini)
Es-Selāmu `Alejk(unna) — Paqja qoftë mbi ty (Për femra vetëm – për tri ose më shumë femra)
Es-Selāmu `Alejk(um)— Paqja qoftë mbi ty ( Për një grup prej tre ose më shumë njerëz, ku më së paku njëri është mashkull – ose për të nderuar dikë si: kryetarin e shtetit, kryeministrin, mbretin etj.
(Shënim: Sipas shqiptimit klasik Arabik, zanorja e fundit në secilën fjalë nuk shqiptohet përveç nëse pasohet nga një fjalë tjetër).
Ngjashëm, fjala Es-selam(السلام) mund të zëvendësohet me Selamun(سلامٌ). Kjo formë gjendet në Kur’an kur përshkruhet përshëndetja e engjëjve për banorët e xhenetit:
(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
(u thonë) ”Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” (Rrad: 23–24)
Shejh Ibn Uthejmin