Qëllimet e shejtanit

1. Qëllimi më i madh: Qëllimi më i madh i shejtanit është ta hedhë njeriun në Zjarr dhe ta privojë nga Xheneti.

2. Ta shpjerë robin në idhujtari dhe mosbesim: Kjo duke i ftuar ata drejt adhurimit të dikujt tjetër përveç Allahut dhe për ta mohuar Atë dhe legjislacionin e Tij.

3. Ta shpjerë robin drejt mëkateve: Nëse nuk ka mundësi t’i shpjerë ata në idhujtari dhe mosbesim; atëherë ai kënaqet me diçka që është nën idhujtarinë dhe mosbesimin. Respektivisht t’i shpjerë në mëkate dhe gjynahe të mëdha.

4. Ta pengojë robin nga nënshtrimi ndaj Allahut: Shejtani nuk mjaftohet që (vetëm) t’i ftojë njerëzit drejt mosbesimit, mëkateve dhe gjynaheve; madje i pengon ata nga veprimi i çdo të mire.

5. Prishja e adhurimeve: Nëse shejtani nuk ka mundësi t’i pengojë nga kryerja e adhurimeve, atëherë ai bën përpjekje që t’ua prishë adhurimet, në mënyrë që t’i privojë nga shpërblimi.

Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj