Pyetja:

Cilat janë qëndrimet e dijetarëve lidhur me kujdestarinë ndaj fëmijëve pas shkurorëzimit?

***

Përgjigjja:

El-Khatâbî (v.388H) tha në el-Me’âlim: “Kjo ka të bëjë me fëmijën i cili mund të arsyetojë dhe s’ka më nevojë të ushqehet; atëherë, ai zgjedh mes dy prindërve”. Ndonëse dijetarët kanë dalluar lidhur me këtë. Imam Shafiu (v.204H) tha: “Nëse i mbush shtatë apo tetë vjet, ai zgjedh”. Kjo, po ashtu, është ajo çfarë tha Is’hak (v.238). Imam Ahmed tha: “Ai zgjedh, kur të rritet”. Ithtarët e mendjes, medh’hebi hanefi (ra’î) dhe Sufjath eth-Theurî (v.167H) thanë: “Nëna ka më shumë të drejtë ndaj fëmijës, derisa ai të ushqehet dhe të vishet vetë, si dhe ndaj vajzës, derisa asaj t’i fillojnë menstruacionet, pastaj babai ka më shumë të drejtë”.
Imam Malik tha: “Nëna ka më shumë të drejtë ndaj vajzave, derisa ato të martohen, bile dhe pasi atyre t’u fillojnë menstruacionet. Sa u përket djemve, ai (babai) ka më shumë të drejtë ndaj tyre, derisa ata të mbërrijnë pubertetin (e pastaj mund të zgjedhin për vete)”.
El-Khatâbî tha: “Ka mundësi që ata të cilët nuk e përdorin zgjedhjen (e fëmijës) dhe shkojnë te babai që ka më shumë të drejtë (për kujdestari) për sa kohë që fëmija nuk ka më nevojë të ushqehet, e bëjnë këtë sepse nëna është ajo që e ushqen fëmijën dhe ajo është më e kujdesshme në këtë. Dhe, kur fëmija të kalojë moshën e të ushqyerit, ai ka nevojë për babanë dhe furnizimin, dhe babai është një mbrojtës më i mirë për të sesa nëna”.

Shejh Bedî’ud-Dîn es-Sindî, “Shkurorëzimi i ligjësuar”