Nuk ka ndonjë rrymë të ateizmit që i mbledh të gjithë ateistët nën ombrellën e saj, por në përgjithësi ata mund t`i klasifikojmë ATEIZMI, Një vështrim kritik 19 në dy rryma kryesore:
1. Rryma shkencore eksperimentale
2. Rryma ideologjike filozofike
Nga këto të dyja u shfaqën shkolla të mendimit, të cilat lëndën e tyre të parë e marrin nga ateizmi.
Prej këtyre shkollave mund të përmendim:
“Laicizmi”, i cili do të thotë: Ndërtimi i shoqërisë mbi baza materialiste me të cilat feja s’ka asnjë lidhje.
“Ekzistencializmi”, për tek i cili thërriti Sartri dhe të tjerë përveç tij. Kjo rrymë predikon shfaqjen e vlerave të individit dhe bën thirrje për lirinë e tij, dhe se njeriu është në gjendje të bëjë atë që dëshiron.
“Pozitivizmi” për tek i cili thërriti August Kanti dhe bashkëmendimtarët e tij. Ajo është një rrymë filozofike, që refuzon çdo lloj njohurie përtej asaj eksperimentale dhe të perceptueshme nëpërmjet shqisave.
“Komunizmi” të cilin e themeloi Karl Marksi, e cila thotë se nuk ka Zot dhe se jeta është vetëm materie.
“Darvinizmi” i cili pohon teorinë e evolucionit. Nuk harroj të përmend këtu edhe një rrymë të kotë ateiste që është përhapur në botë dhe ka arritur të depërtojë deri në zemër të botës islame. Bëhet fjalë për “adhuruesit e djallit” (satanistët), e cila është një lëvizje ateiste në filozofinë e saj, paganiste në ritet e saj, me mbështetje (financiare) jehudije, e cila mohon Zotin e Lartmadhëruar dhe refuzon të gjitha fetë. Ajo nuk ka qëllim tjetër përveçse rebelimit dhe shfrenimit, madje në forma dhe mënyra anormale dhe aspak të natyrshme. Të flasësh rreth satanizmit ka nevojë për shtjellim të mëtejshëm duke parë dëmin e tij të madh për individin dhe shoqërinë.

Ndërsa disa studiues të tjerë e ndajnë ateizmin – në bazë të motiveve që shtyjnë për tek ai, në tre kategori:
I pari: Ateizmi emocional. Shtysa e tij është keqkuptimi i paracaktimit (kaderit).
I dyti: Ateizmi utilitar. Shtysat e tij janë dëshirat e pandalshme dhe rendja pas epsheve e kënaqësive pa kufij.
I treti: Ateizmi logjiko-shkencor dhe shtysa e tij janë pikëpamjet e tyre të pretenduara filozofike apo shkencore. Sido që të jetë, pa marrë parasysh a janë këto ndarje gjithëpërfshirëse apo jo, përshkrimi i përbashkët i këtyre rrymave ateiste është: mosbesimi në Krijuesin e Lartmadhëruar. I Dëlirë dhe i Madhërishëm është Ai, në lidhje me atë që ata i shpifin.

Tema e ateizmit është e gjerë dhe ka shumë degëzime, por pas kësaj hyrjeje që na njohu me ateizmin, shtjellimi i saj mund të përmblidhet në katër kapituj kryesorë. Unë do të përpiqem me lejen e Allahut t’i sqaroj dhe t’i përmbledh çështjet e tij të shpërndara, nën dritën e fjalëve të dijetarëve të mëparshëm dhe bashkëkohorë, si edhe duke u mbështetur në shkrimet e studiuesve të cilat janë botuar, apo që janë publikuar në rrjetin e internetit, si dhe nëpërmjet argumenteve që mua më janë bërë të qarta pas meditimit, studimit dhe analizës. Allahu është Ai prej të cilit kërkoj ndihmë!

 

“ATEIZMI, një vështrim kritik”
Autor: Dr. Salih ibn Abdulaziz ibn Uthman Sindij