Bërja e Bidateve (shpikjeve në fe) ka rreziqe të shumta për individin dhe për shoqërinë në përgjithësi. Të kapurit për Kur’anin dhe Sunetin është zgjidhja dhe njëherit paraqet shpëtim prej rënies në Bidat. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Dhe se kjo është rruga ime e drejtë, pasone atë dhe mos i pasoni rrugicat ashtuqë të përçaheni nga rruga e Atij, me këtë ju këshillon ashtuqë të ruheni”. (el En’aamë 153)
Si shkaqe të cilat e çojnë njeriun drejt Bidatit dhe devijimit nga rruga e drejtë do të përmendim:
Injoranca në dispozitat e Fesë
Pasiqë kaloi një kohë e gjatë pas vdekjes së Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) filloi që të përhapet injoranca, ashtusiç na lajmëroi Pejgamberi: “Ai prej jush që do të jetojë pas meje, do të sheh përçarje të shumta” dhe fjala e Pejgamberit “Allahu nuk e nxjerr diturinë me nxjerrje të fortë prej robërve, por e nxjerr me vdekjen e dijetarëve, derisa nuk do të mbetet dijetar, njerëzit do të marrin si kryetar kokat e injorancës të cilët do të pyeten dhe do të përgjijgen pa dituri dhe në këtë mënyrë vet do të shkojnë në dalalet (humbje) dhe të tjerët do t’i çojnë në dalalet”. Bidati nuk luftohet vetëmse me dituri dhe me dijetarë dhe nëse humb dituria dhe dijetarët, shpërndahet Bidati dhe pasuesit e Bidatit.
Pasimi i epshit
Ai i cili largohet prej Kur’anit dhe Sunetit do të pasojë epshin e tij. thotë Allahu: “Nëse ata nuk të përgjigjen dije se ata e pasojnë epshin e tyre…”(el Kasas 50) dhe poashtu thotë: “A e pe atë që e mori epshin e tij për zot dhe i cili e devijoi atë me dituri, dhe ia vulosi atij ndëgjimin dhe zemrën dhe vendosi pengesë në shikimin e tij. Kush do t’a udhëzojë atë pas Allahut? Pse nuk përkujtohen”. (el Xhathije 23) Thotë dijetari j njohur Shatibiu: “Pasuesit e bidatit janë quajtur pasues të epsheve, përshkak se i pasuan epshet dhe i lan mënjanë argumentet”.
Ekstremizmi në mendime dhe në pasimin e njerëzve
Shpesh ndodh që njerëzit kapen për disa ide të caktuara dhe bëhen ekstrem në pasimin e ndonjë njeriu apo dijetari dhe lënë prapa e argumentin që buron prej Kur’anit dhe Sunetit. Thotë Allahu: “Dhe kur ju thuhet “Pasoni atë që e ka zbritur Allahu”, ata thonë: “Do të pasojmë atë në të cilën kanë qenë baballarët tonë” edhe nëqoftëse baballarët e tyre kanë qenë prej atyre që nuk kanë menduar dhe as që kanë qenë të udhëzuar”. (el Bekare 170)”.
Ky është halli i shumë njerëzve të cilët janë ekstrem në pasimin e ndonjë ideologjie fetare të gabuar, siç janë devijimet e adhuruesve të varrezave dhe devjimet e sekteve sufije, që e hudhin prapa shpine Kur’anin dhe Sunetin dhe pasojnë dijetarët e tyre.
Përngjasimi me qafirat
Kjo është prej shkaqeve që më së shumti shpien në Bidat. Sot shumë njerëz që janë musliman ose që supozojnë se janë musliman, i imitojnë qafirat në adetet e tyre dhe në adhurime, siç është imitimi i qafirave në festa të ndryshme fetare, ngritja e përmendoreve përkujtimore dhe idhujve të ndryshme, ndërtime mbi varreza dhe përngjasimi i varrezave të muslimanëve me varrezat e qafirave etj.
Heshtja e dijetarëve ndaj Bidateve
Kjo e heshtje e dijetarëve ndaj këtyre devijimeve është e urrejtur dhe bëhet shkak i drejtpërdrejt i përhapjes së Bidatit, bile edhe bëhet shkak i madhërimit të Bidatit dhe pasuesve të Bidatit dhe bën që njerëzit të mblidhen përreth pasuesve të Bidatit.
Mungesa e diturisë
Nëse muslimani nuk mbrohet me dituri prej Bidatit, ka mundësi që injoranca t’a tërheq atë zvarrë për në Bidat pa dëshirën e tij, thotë Shatibiu: “Njeriu që ka dituri nuk bie në Bidate, por bie në Bidate ai i cili nuk e ka kuptuar Sheriatin siç duhet”.
Mosbërja e dallimit mes ehli Sunetit dhe pasuesve të Bidatit
Mosbërja dallim mes këtyre dy grupeve ka çuar në devijim shumë rinistë, përderisa këta që i kanë llogaritur pasuesit e Bidatit si ehli Sunet, janë shkrirë në mesin e pasuesve te Bidatit.
Përktheu: Enis Arifi