Cilat janë shtyllat e namazit?

Shtyllat e namazit janë pjesët kryesore të namazit. Pa to, namazi konsiderohet i pavlefshëm, madje ato nuk bien as nëse lihen me qëllim, e as nëse harrohen.

Ato janë:

  1. Falja e namazit farz në këmbë, nëse kemi mundësi.

  2. Tekbiri fillestar.

  3. Leximi i sures “El-Fatiha”.

  4. Rënia në ruku.

  5. Ngritja nga rukuja.

  6. Drejtimi i trupit pas ngritjes nga rukuja.

  7. Rënia në sexhde me shtatë gjymtyrë, të cilat janë:

    • balli bashkë me hundën,

    • shuplakat e duarve,

    • gjunjët

    • dhe majat e këmbëve.

  8. Ngritja nga sexhdeja.

  9. Ulja ndërmjet dy sexhdeve.

  10. Ulja për teshehudin e fundit.

  11. Leximi i teshehudit të fundit, që është:

Et-tehijjatu lil-lahi wes-salawatu wet-tajjibatu, es-selamu ‘alejke ejjuhe-n-nebijju we rahmetullahi we berekatuhu.
Es-selamu ‘alejna we ‘ala ‘ibadil-lahis-salihinë.
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, we esh-hedu enne Muhammeden ‘abduhu we resuluhu.

(Buhariu, 797; Muslimi, 402)

Kuptimi në shqip:
“Përshëndetjet i takojnë Allahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty, o Pejgamber, si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.”

  1. Dhënia selam.

  2. Qetësimi në të gjitha këto shtylla të namazit.

  3. Renditja ndërmjet shtyllave të namazit.


Marrë nga libri “Et-tuhfe el-islamijje li talibi’l-hidaje er-rabbanijje”
Autorët: Ibrahim El-Ued’an, Muhammed El-Ued’an dhe Abdurrahman El-Ued’an
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com