Pyetja:

Cilat janë sunetet e Fitër Bajramit?

***

Përgjigjja:

1. Tekbiret të thuhen që nga nata e Bajramit e derisa të fillojë imami namazin.

2. Të jepet zekati i fitrit para namazit (kjo është koha e fundit; bën para namazit të Bajramit një apo dy ditë).

3. Të hajë hurma para se ta falë sabahun dhe këtë ta bëjë tek (1, 3 apo 5 hurma).

4. Zbukurimi dhe parfumosja (përveç te gratë jo) gjatë shkuarjes për në namaz.

5. Larja e tërësishme e trupit. Është vërtetuar nga Ibn Omeri, njashtu edhe Neveviu e ka përcjellë se dijetarët janë unikë se një gjë e tillë është e rekomanduar.

6. Të shkojë nga një rrugë (për namaz të bajramit) dhe të kthehet nga një tjetër.

7. Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ kur takoheshin në ditë Bajrami i thoshin njëri-tjetrit: “Tekabbel Allahu minna ve minke – Allahu na pranoftë neve dhe ty!” (Ibn Haxheri e vlerëson si hasen)

Najif Jahja

Përktheu: Burim Koçinaj

Comments are closed.